India regjistroi 329 mijë e 942 raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin në 22 milionë e 992 mijë e 517 të infektuar, sipas shifrave të fundit nga Ministria e Shëndetësisë.
Kjo është dita e dytë me radhë që numri i rasteve të reja ditore të raportuara ka qenë nën 400 mijë, transmeton Klan Kosova.
Vendi raportoi gjithashtu 3 mijë e 876 vdekje të martën, teksa numri i përgjithshëm i viktimave nga ky virus ka arritur në 249 mijë e 992.
Deri më tani, 172 milionë e 633 mijë e 761 doza vaksinash janë administruar në Indi.
Teksa 37 milionë e 159 mijë e 467 njerëz kanë marrë dozën e tyre të dytë të vaksinës, rreth 2.85 përqind e popullsisë së Indisë që ka mbi 1.3 miliardë banorë është plotësisht e vaksinuar, tha Ministria e Shëndetësisë.
Laporta dorëzon mbi 8 mijë nënshkrime dhe premton epokë të r...
SHBA-ja lëshon alarmin e sigurisë, paralajmëron qytetarët e ...
Hamza: Po që se do vinte një kandidat i familjes Jashari, 22...
Sulmi ndaj gazetarit Pacolli, Prokuroria: Po zhvillohen heti...
Dy të rinj nga Mitrovica humbin jetën në Itali, Peci ngushël...
Godet Ylli, transferon Donatas Sabeckis