India ka mohuar lejen për provat e Fazës III për vaksinën Sputnik-V të Rusisë.
Autoriteti i ilaçeve i ka kërkuar Dr Reddy’s Laboratories Ltd, kompania farmaceutike indiane që ka partneritet me fondin rus, të kryejë më parë provat e Fazës II të vaksinës në vend, shkuan Cnn, transmeton portali arbresh.info
“Të dhënat e sigurisë dhe imunogjenitetit në studimet e Fazës I/II jashtë shtetit janë të vogla dhe nuk ka të dhëna të disponueshme për subjektet indiane”, ka thënë Komiteti i Ekspertëve të Subjekteve (SEC) që shqyrton propozimet për provat e ilaçeve.
Fondi Rus i Investimeve Direkte njoftoi muajin e kaluar se do të furnizonte 100 milionë doza të vaksinës Sputnik-V dhe do të bashkëpunonte me firmën indiane për provat klinike dhe shpërndarjen.
Pas “diskutimit të hollësishëm”, SEC ka kërkuar nga Dr Reddy’s që të paraqesë përsëri një protokoll për shqyrtim nga komisioni për të kryer provat e fazës II së pari.
Kujtojmë se, India ka raportuar më shumë se 6.9 milionë raste të Covid-19, dhe më shumë se 106,000 vdekje. /arbresh.info/
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1
116 për VV-në, Kurti: Me qytetarët drejt një fitoreje edhe m...
Zelensky sytë kah Evropa pasi bisedimet SHBA-Ukrainë përfund...
Pa fitues në kryeqytet, Prishtina dhe Ferizaj ndajnë pikët