Pacienti kishte një histori udhëtimi nga Dubai. Gruaja e tij është pozitive ndaj COVID-19 dhe është në gjendje të qëndrueshme, sipas Ministrisë.
Një burrë 64-vjeçar, i cili u testua pozitiv ndaj koronavirusit të ri dhe u shtrua në spital në Mumbai, vdiq të martën, duke rritur numrin e vdekjeve në tre, theksuan zyrtarët.
Ai vdiq në spitalin Kasturba në shtetin perëndimor Maharashtra, ku është numri më i madh i rasteve të koronavirusit 36, tha Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies së Familjes në një prononcim për mediat.
Pacienti kishte një histori udhëtimi nga Dubai. Gruaja e tij është pozitive ndaj COVID-19 dhe është në gjendje të qëndrueshme, sipas Ministrisë.
Dy raste të reja pozitive u raportuan herët të martën, një në shtetet jug-perëndimore të Karnataka dhe shtetet veriore Uttar Pradesh.
Nga gjithsej, 13 raste janë liruar pas shërimit nga COVID-19.
Dy vdekjet e mëparshme ishin një burrë 76-vjeçar në Karnataka, i cili ishte kthyer nga Arabia Saudite, dhe një grua 68-vjeçare në Delhi.
Për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në Indi, ministria e Shëndetësisë njoftoi ndalesë të përkohshme udhëtimi nga BE, Britania e Madhe dhe Turqia të hënën, që të do të jetë efektiv nga e mërkura./AA
Vjen reagimi i parë nga një zyrtar rus, pas fitores së Peter...
Gjendet pa shenja jete një person në Graçanicë
Krejt çfarë dihet rreth bllokadës së paralajmëruar nga Trump...
Vetaksident në Dobrushë të Istogut, vdes një 32-vjeçar
Të shtëna me armë gjatë natës në rrugën Prishtinë-Ferizaj, c...
Vdekja e 2-vjeçarit në Vlorë, policia jep detaje: Ai ndodhej...