India ka prezantuar planet për lehtësim të mëtejmë të masave të izolimit, pavarësisht pse ky shtet ka regjistruar rekord të rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus.
Nga 8 qershori, restorantet, hotelet, qendrat tregtare dhe vendet e lutjes do të lejohet të rihapen më shumë zona, në kuadër të fazës së parë të lehtësimit të kufizimeve.
Disa javë më vonë, me mundësi në korrik, shkollat dhe kolegjet do të kenë mundësi të rikthejnë mësimet.
Megjithatë, zonat me numër të madh të të infektuarve me sëmundjen Covid-19, që shkakton koronavirusi, do të mbesin në izolim të plotë.
Ky plan është prezantuar pasi India ka regjistruar një rekord të numrit të të infektuarve me këtë virus brenda një ditë, afro 8,000.
Në total ky shtet ka regjistruar rreth 174,500 persona të infektuar, prej tyre 5,000 kanë vdekur.
Kombi indian prej 1.3 miliard banorësh është goditur më pak sesa shumë vende tjera nga ky virus.
Autoritetet kanë marrë vendime për izolim më shumë se dy muaj më parë, prej kur janë konfirmuar rastet e para.
Të dhënat zyrtare sugjerojnë se vendimi për izolim ka parandaluar vdekjen e 37,000 deri në 78,000 personave.
Rrahu e kërcënoi nxënësit e shkollës fillore në Kamëz, shpal...
Galatasaray eliminon Juventusin në një ndeshje dramatike
Trump telefonatë me Zelensky/ Diskutime për takimin e ardhsh...
Vengu: Shqipëria drejt përfshirjes në Forcën e Stabilizimit ...
BE: Asnjë rrezik për mungesë nafte në Hungari dhe Sllovaki
Çitaku kundër kandidaturës së Osmanit: S’i trajtoi barabarte...