
A laboratory technician prepares COVID-19 patient samples for semi-automatic testing at Northwell Health Labs, Wednesday, March 11, 2020, in Lake Success, N.Y. The US Food and Drug Administration has approved faster testing protocols as the viral outbreak continues to spread worldwide. For most people, the new coronavirus causes only mild or moderate symptoms. For some it can cause more severe illness. (AP Photo/John Minchillo)
India ka porositur 300 milionë doza të një vaksine të pamiratuar ende, ndërkohë që përballet me valën e dytë te pandemisë.
Vaksina ende pa emër, e prodhuar nga kompania indiane Biological E është në fazën e tretë dhe ka treguar “rezultate premtuese” në dy fazat e para, ka thënë Qeveria federale përmes një deklarate.
Porosia në vlerë të 206 milionë dollarëve është e para që India ka nënshkruar, ndonëse prodhuesit e vaksinës nuk kanë pranuar autorizim urgjent për përdorim.
Ky lajm vjen në kohën kur India tenton të shpejtojë procesin e saj të vaksinimit.
Autoritetet indiane kanë dhënë mbi 220 milionë vaksina deri më tani, ndonëse pjesa më e madhe e popullsisë prej 1.4 milion personash mund të vaksinohet.
Më pak se 10 për qind e popullsisë ka marrë të paktën një dozë të vaksinës, kryesisht për shkak të mungesës së madhe të dozave.
Ndonëse numri i të infektuarve me koronavirus është duke rënë, India ende regjistron mbi 100,000 raste të të infektuarve në ditë.
Ky shtet deri më tani ka regjistruar mbi 340,000 viktima me këtë virus, mirëpo ekspertët thonë se shifra mund të jetë shumë më e madhe.
Qeveria federale e drejtuar nga kryeministri Narendra Modi është kritikuar se nuk ka porositur në kohë vaksina indiane apo të prodhuesve të huaj.
KQZ: Vazhdon rinumërimi i votave, 64 nga 914 vendvotime të p...
Osmani: Kosova është gati për kapitullin e rradhës, statusin...
PDK akuzon Qeverinë për krizën energjetike, paralajmëron kom...
Kurti dhe Walker flasin për zhvillimet e fundit në vend
1 muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për plagosjen e trefisht...
Komandanti i FSK-së po qëndron në vizitë zyrtare në Iowa të ...