India mban rekordin si vendi që ka ajrin më të ndotur në botë, sipas monitoruesit të cilësisë së ajrit IQAir. Rreth 20 milionë njerëz në Nju Delhi u zgjuan këtë të mërkurën “nën pushtetin” e tymit toksik dhe smogut. Matësit e ndotësve të ajrit në Nju Delhi ishin 40 herë më të larta se niveli i rekomanduar nga OBSH.
Nju Delhi përballet me ndotje të rëndë gjatë gjithë vitit, por muajt e dimrit janë zakonisht më të këqijtë, kur miliona fermerë në rajonet përreth djegin kashtë në fushat e tyre për të hapur rrugën për të korrat e ardhshme.
Në vitin 2020, autoritetet miratuan një ndalim të plotë për prodhimin, shitjen ose përdorimin e fishekzjarrëve në Nju Delhi, pikërisht për të shmangur tymin e dendur toksik dhe smogun që mbulon një nga qytete më të mëdha të Indisë.
Përkeqësimi i ndjeshëm i cilësisë së ajrit këtë javë vjen pas festimeve për Diwali, festivalin hindu të dritave, i cili tradicionalisht përfshin përdorimin e gjerë të fishekzjarrëve që lëshojnë okside squfuri dhe okside azoti në ajër, si dhe metale të rënda të dëmshme.
Përpjekjet e mëparshme për të frenuar ndotjen kanë përfshirë spërkatjen me ujë në rrugë, kufizimin e trafikut si dhe ndërtimin në vitin 2018 të dy kullave të smogut që veprojnë si pastrues gjigantë të ajrit./rtsh
Osmani bashkëbisedon me hasjanët
Zelensky konfirmon njoftimin e ShBA-së për armëpushim dhe sh...
Digjet një lokal në Radhimë të Shqipërisë, zjarrfikëset dhe ...
Përfundon protesta 90-minutëshe e opozitës në Shqipëri
Kërcënimet e ‘‘Severna Brigada’’ ndaj Kurtit, Policia: Posti...
Komandanti i KFOR-it takohet me shefin e forcave të armatosu...