India të mërkurën regjistroi rekord të ri të viktimave të sëmundjes Covid-19 për 24 orë, duke e çuar në mbi 250 mijë numrin e përgjithshëm të të vdekurve.
Gjatë 24 orëve të fundit, në Indi u regjistruan 4.205 të vdekur nga Covid-19, shkruan Reuters.
Përpos viktimave, gjatë kësaj periudhe u shënua edhe shifër shqetësuese prej 348 mijë e 421 rasteve të reja të të infektuarve, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të prekurve në mbi 23 milionë.
Sidoqoftë, ekspertët mjekësorë besojnë se situata është shumë më e rëndë sesa e paraqesin shifrat zyrtare dhe se numri i vërtetë i viktimave dhe rasteve mund të jetë deri në dhjetë herë më i lartë.
Për shkak të numrit të madh të rasteve, sistemi shëndetësor i Indisë është buzë kolapsit. Spitalet po përballen me mungesë të shtretërve dhe të oksigjenit mjekësor.
Disa shtete nga e mbarë bota janë zotuar që t’i ofrojnë ndihmë Indisë dhe ca prej tyre tashmë kanë dërguar pajisje dhe furnizime mjekësore.
Ferizaj: Arrestohet një i dyshuar për dhunim
Osmani viziton familjen e Afrim Bunjakut: Ra në krye të dety...
Ambasadori britanik: Rexhep Qosja, figurë e madhe e historis...
ShBA më serioz së kurrë, 200 avionë luftarake dhe mbi 15 mij...
Oficeri i FSK-së kryen me sukses trajnimin e këmbësorisë, vl...
Rama takon Whitakerin: Prioritet i përbashkët, forcimi i mar...