India ka regjistruar numrin më të lartë ditor të viktimave nga coronavirusi që nga fillimi i pandemisë.
Ministria vendase e shëndetësisë njoftoi se 4,529 viktima u regjistruan të mërkurën derisa virusi përhapet përtej qyteteve, shkruan bbc transmeton portali arbresh.info
Bazuar në të dhënat e Universitetit Johns Hopkins, SHBA-ja e mbante rekordin për numrin ditor të vdekjeve, kur regjistroi 4,475 fatalitete më 12 janar.
Në total, India ka regjistruar 25.4 milionë raste që nga shpërthimi i pandemisë, dhe 283 mijë viktima.
SHBA-ja megjithatë është vendi më i prekur në botë si pasojë e virusit vdekjeprurës, pasi deri më tani ka raportuar 33 milionë raste si dhe 587 mijë të vdekur. /arbresh.info/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...