India dhe Kina kanë rënë dakord të zgjidhin në mënyrë paqësore qëndrimin e trupave të tyre në kufijtë në Himalaja, njoftoi Ministria e Jashtme e Indisë, një ditë pasi fqinjët zhvilluan bisedime ushtarake të nivelit të lartë.
Të shtunën komandantët indianë dhe kinezë zhvilluan diskutime lidhur me Moldon, në anën kineze dhe Chushul-in në anën indiane.
“Bisedimet u zhvilluan në një atmosferë të përzemërt dhe pozitive”, njoftoi Ministria e Jashtme e Indisë.
Sipas ministrisë, të dyja palët ranë dakord për të zgjidhur në mënyrë paqësore situatën në zonat kufitare, në përputhje me marrëveshje të ndryshme dypalëshe dhe duke marrë në konsideratë marrëveshjen që paqja dhe qetësia në rajonet kufitare Indi-Kinë është thelbësore për zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale./atsh/
Rrahu e kërcënoi nxënësit e shkollës fillore në Kamëz, shpal...
Galatasaray eliminon Juventusin në një ndeshje dramatike
Trump telefonatë me Zelensky/ Diskutime për takimin e ardhsh...
Vengu: Shqipëria drejt përfshirjes në Forcën e Stabilizimit ...
BE: Asnjë rrezik për mungesë nafte në Hungari dhe Sllovaki
Çitaku kundër kandidaturës së Osmanit: S’i trajtoi barabarte...