Zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes i bënë komentet në një konferencë për media në Moskë, me sa duket në përpjekje për të diskredituar gjetjet e një hetimi ndërkombëtar, i cili ka përcaktuar se sistemi që ka hedhur raketën, është dërguar në Ukrainë nga Rusia, përpara se Boeingu 777 të qëllohej më 17 korrik të vitit 2014, dhe më pas është kthyer sërish në Rusi.
Të 298 pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit kanë vdekur kur aeroplani, i cili ka qenë duke fluturuar nga Amsterdami për në Kualla Llampur, është rrëzuar në një zonë të kontrolluar nga spearatistët pro-rusë, në lindje të Ukrainës.
Tragjedia ka shkaktuar zemërim ndërkombëtar dhe ka thelluar tensionet midis Moskës dhe Perëndimit.
Ekipi i Përbashkët Hetues, i udhëhequr nga Holanda, po ashtu ka konstatuar se raketa Buk ka ardhur nga brigada e 53-të e ushtrisë ruse dhe se është hedhur nga Donjecku – territor i kontrolluar nga separtatistët pro-rursë.
Shumë nga provat e Ekipit të Përbashkët Hetues janë vërtetuar ose mbështetur me dëshmi të mbledhura nga gazetarët dhe hestuesit e pavarur.
Zyrtarë të Ministrisë ruse të Mbrojtjes thanë se disa nga provat e paraqitura nga Ekipi i Përbashkët Hetues, përfshirë video, janë të falsifikuara.
“Raketa u përket forcave të armatosura të Ukrainës dhe kurrë nuk është kthyer në territorin rus”, tha Nikolai Parshin, shefi i departamentit të raketave dhe të artilerisë në Ministrinë ruse të Mbrojtjes.
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...