Presidenti bjellorus Alexander Lukashenko, ri-zgjedhja e të cilit është vënë në diskutim nga protestat masive, është inauguruar për mandatin e gjashtë në një ceremoni të fshehtë.
Media shtetërore tha se disa qindra njerëz morën pjesë në ceremoninë që u zhvillua në Pallatin e Pavarësisë në qendër të Minskut, transmeton portali arbresh.info.
Rrugët u mbyllën gjersa autokolona e Lukashenkos kaloi nëpër qytet, thonë dëshmitarët.
Një politikan opozitar e cilësoi ngjarjen si një takim sekret të “hajnave”.

Inaugurimet presidenciale zakonisht bëhen shumë publike para se të ndodhin pasi cilësohen si ngjarje të mëdha shtetërore.
Në vend të kësaj, agjencia shtetërore e lajmeve Belta raportoi të mërkurën: “Alexander Lukashenko ka marrë detyrën si President i Bjellorusisë. Ceremonia e përurimit po zhvillohet në këto minuta në Pallatin e Pavarësisë.”
Lukashenko, i cili ka sunduar ish republikën Sovjetike për 26 vjet, tha se Bjellorusia kishte nevojë për siguri dhe konsensus “në prag të një krize globale”, një referencë e dukshme ndaj pandemisë së koronavirusit, njoftoi Belta./arbresh.info/
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik
Osmani: Këto pesë vite kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s
Dogana kap cigare elektrike të padeklaruara në Merdare, me v...