Dy kamionë janë përplasur në autostradën M25 në Britani të Madhe. Forcat e rendit kanë punuar gjatë për të rikthyer qarkullimin e makinave pas incidentit, pasi mjetet kanë pritur në radhë me orë dhe rrezikonin ta kalonin natën në rrugë.
Ndërkohë, kompania e njohur “Ikea”, ka vendosur të hapë dyert e dyqaneve të saj dhe u ka ofruar më shumë se 200 personave vende për të fjetur gjumë në brendësi të “Essex Store”.
Në rrjetet sociale, shumë njerëz kanë dashur të ndajnë përvojën që kanë pasur për të fjetur në brendësi të një dyqani “Ikea”. “Më në fund kemi një dhomë”, – ka shkruar një komentues, duke postuar një shtrat të kompanisë suedeze. “Falë ‘Ikea’-s, që i lejoi njerëzit, mes të cilëve gruaja dhe vajza ime, fjetëm në shtretërit e tyre pas aksidentit në M25”, – ka shkruar në një “tweet” gazetari i BBC, Fergal Parkinson.
Edhe kampionia olimpike, Dame Kelly Holmes, ka mbetur e bllokuar në trafik për shkak të incidentit. Gjatë përplasjes asnjë nuk mbeti i lënduar rëndë, por M25 mbeti e bllokuar deri në orën 05:45 të mëngjesit të nesërm. “Pas asaj që ndodhi, menduam se ndokush do të kishte parapëlqyer ta kalonte natën në dyqanin tonë se sa në makinë në rrugë”, – ka deklaruar një zëdhënës i “Ikea”-s.
https://twitter.com/NatashaSteer/status/1034530433164292096?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1034530433164292096%7Ctwgr%5E373939313b636f6e74726f6c&ref_url=http%3A%2F%2Fgazeta-shqip.com%2Flajme%2F2018%2F08%2F30%2Fikea-kthehet-ne-hotel-pas-aksidentit-ne-autostrade%2F
Melania Trump do të drejtojë mbledhjen e Këshillit të Siguri...
Mbi 19 mijë qytetarë nënshkruajnë Peticionin Kombëtar të ini...
Elijona zbulon frikën që e kishte përballë Benitës
Haradinaj e mohon se ka probleme shëndetësore: E kaloj edhe ...
Zyrtare: Martin Demichelis, trajner i Vedat Muriqit te Mallo...
Omani: Bisedimet SHBA-Iran përfunduan me përparime të rëndës...