Forcat e sigurisë iraniane kanë vrarë të paktën 3,428 protestues gjatë shtypjes së demonstratave, ndërsa më shumë se 10,000 persona janë arrestuar, njofton organizata Iran Human Rights (IHR) me seli në Norvegji.
IHR tha se rritja e numrit të viktimave të verifikuara erdhi pas informacionit të ri nga brenda ministrive iraniane të shëndetësisë dhe arsimit, ku të paktën 3,379 persona u vranë gjatë kulmit të lëvizjes së protestës, nga 8 deri më 12 janar, njofton AFP.
Drejtori i grupit, Mahmood Amiry-Moghaddam, dënoi “vrasjen masive të protestuesve në rrugë gjatë ditëve të fundit”, ndërsa IHR paralajmëroi se shifra e re përfaqëson një “minimum absolut” dhe se numri i vërtetë i viktimave mund të jetë më i lartë.
Vuçiq paralajmëron armatim të ri: Siguria më e ndërlikuar ng...
Kurti për presidentin: Jemi në konsultime me opozitën
Prokuroria kërkon dënim me burgim të përjetshëm për tre të a...
AUV ndalon importin e deleve dhe dhive nga Shqipëria
“Hajde përgjigju”, Vuçiq sulmon kryeministrin e ri të Hungar...
Abdixhiku prezanton Kryesinë e re të LDK-së