Ka rezultuar i suksesshëm takimi mes Kim Kardashian dhe Presidentit Donald Trump në zyrën Ovale.
Modelja 37-vjeçarja kaloi një orë në Shtëpinë e Bardhë të enjten, ku diskutoi me dhëndrin e presidentit, Jared Kushner, njëkohësisht këshilltar i tij, e më pas edhe me Trumpin vet për të kërkuar faljen e një 63-vjeçareje të dënuar me burg përjetë pasi ishte arrestuar në 1993-shin për trafik droge.
E këtë pasdite Donald Trump ka dëgjuar këshillën e Kim Kardashian duke amnistuar 63-vjeçaren Alice Marie Johnson.
Historia e Johnsonit ia tërhoqi fillimisht vëmendjen yllit të “reality show”-t, kur pa një video të shkurtër mbi të, të postuar në një medie sociale.
Kim u prek aq shumë sa i kërkoi avokates së saj, Shawn Holley, t’i hidhte një sy rastit, e vendosi të paguajë për të një ekip të ri ligjor, i cili do të kujdeset me mbrojtjen e gruas, si dhe të bashkojë forcat me Kushnerin, që këmbëngul prej kohësh për një reformë federale të sistemit penitenciar./ TCh
Parashikimi i motit për sot
Ekstradohen nga Italia dhe Gjermania në Kosovë, një grua dhe...
Franca thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet në Izrael, K...
Rizvanolli kërkon rritje të masave të sigurisë, pas vdekjes ...
“Na ke bërë krenarë”, Hygerta surprizohet nga nëna për final...
Begaj: Nuk është e drejtë që Kosova ka mbetur larg proceseve...