Donald Trump thotë se do të ketë më shumë mbrojtje nga Shërbimi Sekret pas dy atentateve të dështuara ndaj tij.
Të dielën, kandidati republikan për president u vendos nën mbrojtjen më të madhe të agjentëve pasi u dëgjuan “katër ose pesë” të shtëna armësh në afërsi të Trumpi, i cili në atëkohë po luante golf.
Ryan Wesley Routh, 58 vjeç, po përballet me akuza federale për armëmbajtje pa leje pasi një agjentë e kishte vë re amerikanin duke kaluar nëpër shkurre dhe hapi zjarr ndaj të dyshuarit. Shërbimi Sekret konfirmoi se të shtënat e vetme në incident ishin nga agjenti i saj.
Autoritetet deri më tani nuk besojnë se Routh po vepronte me dikë tjetër. Ata thonë se i dyshuari kishte një prani aktive në internet dhe po përpilojnë detaje të lëvizjeve në javët para arrestimit të tij./abcnews.al
Ndryshimi i trajnerit rezultoi dështim për Realin, Arbeloa k...
Krimi në Lezhë: Vriten burrë e grua, s’dihet ende motivi
Rilind Nivokazi vazhdon formën e jashtëzakonshme, shënon në ...
Eberl e bën të qartë: Olise është i paprekshëm
Nico Paz rikthehet te Real Madrid, vendimi tashmë është marr...
Fillojnë punimet në rrugën e Korishë-Kabash, investim 4.1 mi...