Vladimir Putin kaloi disa shqetësime serioze shëndetësore që shkaktuan panik tek mjekët e tij në Rusi.
Presidenti rus pati ‘dhimbje të forta’ në kokë, shikim të paqartë dhe ‘gjuhë të mpirë’ sipas kanalit Telegram General SVR.
Ai gjithashtu thuhet se ka përjetuar një ‘humbje të pjesshme të ndjeshmërisë në krahun dhe këmbën e djathtë’ që kërkon kujdes urgjent mjekësor, shkruan Metro.uk.
Një ‘këshill mjekësh’ dha ndihmën e parë dhe këshilloi Putinin të merrte ilaçe dhe të pushonte për disa ditë.
Por në vend që të ndiqte këtë këshillë, kryeministri rus refuzoi të pushonte, duke zgjedhur të jepte raporte të zymta nga lufta në Ukrainë.
Gjendja e tij u përmirësua, duke lehtësuar ekipin e tij të madh të mjekëve, thuhet në postim.
Kanali, i cili pretendon se ka informacione të brendshme nga Kremlini, ka thënë vazhdimisht se Putini është i sëmurë me kancer dhe kushtet e tij dhe mjekimi ndikojnë në vendimmarrjen e tij.
“Vdekja e papritur e Putinit do t’i vendosë të gjithë përpara të panjohurës, ose më mirë, në prag të mbijetesës”, thotë General SVR
Thashethemet janë përhapur në lidhje me shëndetin e Putinit të nxitura nga zakoni i tij për t’u kapur fort pas tavolinave dhe për të bërë lëvizje të çuditshme shtrënguese me këmbët e tij.
Kremlini dhe ministrat e tij këmbëngulin se ai gëzon shëndet të plotë.
Polonia synon të këmbejë avionët sovjetikë me dronët ukraina...
Forumi Ekonomik i Delfit në Tiranë, Spiropali: Shqipëria akt...
Sallahu: Arritjet konkrete kanë afruar Kosovën me standardet...
Haaland: Unë di një rekord, dhe ai është rekordi i golave të...
KQZ-ja i jep tender sërish kompanisë që printoi me gabime fl...
Sinjalet që tregojnë se Mali i Zi është afër anëtarësimit në...