Mediat britanike kanë publikuar disa fotografi të cilat thuhet se i përkasin një adoleshenteje myslimane indiane, e cila është vrarë në Londër.
Siç shkruajnë mediat britanike, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Celine Dookhran, 19 vjeçe, e cila, siç thonë policia, u përdhunua dhe u vra në atë që po quhet si ‘vrasje për nder’.
E gjitha dyshohet të ketë ndodhur vetëm e vetëm sepse ajo kishte filluar të dilte me një mysliman arab.
Adoleshentja dhe një shoqe e saj, në të 20-at, thuhet se u dërguan në një shtëpi që po rinovohej, ku ndërtuesi muxhahid Arshid, 33 vjeç, thuhet se i përdhunoi ato dhe Celines i mbylli gojën dhe me thikë e preu në fyt.
Trupi i saj u gjet brenda shtëpisë në Londrën Jugperëndimore javën e kaluar pasi një vajzë lajmëroi policinë nga spitali.
Arshid, 33 vjeç, u paraqit në gjykatë, i akuzuar për vrasjen, përdhunimin dhe rrëmbimin e 19-vjeçares. /Telegrafi/




Nga sot nis numërimi i votave me postë
Sot mbahet Akademi Përkujtimore për Nexhat Dacin në Kuvendin...
Moti sot në Shqipëri me vranësira të dendura dhe shira në të...
Europa solidarizohet me Zvicrën pas tragjedisë, Von der Leye...
Çmimet e arit dhe argjendit arrijnë nivele rekord në vitin 2...
Ky është zyrtari policor që ia shpëtoi jetën gruas së rënë n...