Qiejt e Sirisë po dynden prej kohësh nga avionët rusë, iranianë dhe sirianë (të Asadit), sidomos në zonën pranë Irakut, ku ndodhen edhe trupat amerikane.
Ishte hera e parë që trupat tokësore amerikane kishin kaq shumë avionë armiq mbi krye. Kjo bëri që Amerika të dërgojë avionët e famshëm F-22 Raptor, që janë edhe “stealth”, (të pakapshëm nga radarët), edhe bombardues.
Pasi rrëzuan në ajër avionin sirian (rrëzimi i parë prej shumë kohësh në një dyluftim kokë më kokë), një model rus SU-22, në qershor të 2017, F-22 Raptor-ët amerikanë vazhduan të patrullojnë nëpër qiej, duke lëshuar rregullisht municione e furnizime për trupat e tyre.
Sipas Pentagonit, ky mision ka përfunduar ditët e fundit. Dhe rezultati është që trupat ruse, iraniane dhe siriane, kanë larguar rreth 600 avionë luftarakë që qarkullonin në atë zonë. Më saktë, 587.
Avionët F-22 Raptor vazhdojnë të jenë të padiktueshëm, siç u vërtetua dhe nga sulmi i fundit që u krye kundër forcave të qeverisë së Asadit. Teksa amerikanët F-22 Raptor vazhdonin punën me bombardime, kundra-ajrorët sirianë (modele ruse) u panë të qëllojnë qorrazi në ajër, pa shënjestër.
26 vjet nga nata e tmerrit në veri të Mitrovicës ku u vranë ...
Ishte shpallur në kërkim, arrestohet i dyshuari në Pejë – ka...
Suanita flet për ish-të fejuarin: Po ta njihja në këtë moshë...
Clintonët pranojnë të dëshmojnë për Epstein
Parashikimi i motit në Shqipëri
Gjermania arreston pesë të dyshuar për furnizim të firmave r...