Hungaria, vendi i parë në BE që miraton vaksinën kineze

09:29 | 30 Janar 2021

Hungaria është bërë shteti i parë në BE që miraton vaksinën kineze kundër koronavirusit.

Instituti Kombëtar i Farmacisë në vend tha se kishte dhënë autorizim të përkohshëm për vaksinën Sinopharm, një nga dy vaksinat kryesore të zhvilluara në Kinë.

Njoftimi erdhi pasi Kryeministri Viktor Orban tha se ai i besonte më shumë vaksinës kineze, transmeton portali arbresh.info

“Unë do të pres rradhën dhe kur të vijë do të zgjedh vaksinën kineze”, tha Orban në një intervistë gjatë javës së kaluar.

Zyrtarët gjithashtu po përgatisin një dekret që do të miratojë çdo vaksinë që është marrë tashmë nga mbi një milion njerëz në të gjithë botën.

Hungarezët janë populli më ngurrues në Europë ndaj vaksinave, megjithatë për shkak të pandemisë, një numër i madh i tyre kanë shfaqur interes që të vaksinohen.

Sinopharm ngriti shqetësime midis disa vëzhguesve pasi publikoi rezultate të përkohshme në dhjetor që tregojnë se kishte një normë të efikasitetit prej 79%, më e ulët se vaksinat nga Pfizer dhe Moderna./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara