Hungaria ka bllokuar draft dokumentin e BE-së që parashikonte garanci sigurie për Ukrainën dhe një paketë të re ndihme ushtarake.
Në një takim të ambasadorëve të BE-së të premten, Hungaria bllokoi draft tekstin në lidhje me Ukrainën, i cili përfshinte formulimin mbi garancitë e sigurisë që Bashkimi Evropian mund t’i japë Kievit, si dhe një paketë të re ndihme ushtarake.
Bëhet e ditur se ky vendim u bë pjesë e një ndarjeje më të gjerë midis vendeve të BE-së në lidhje me qasjen e tyre për të mbështetur Ukrainën në mes të luftës, shkruan Politico.
Kryeministri sllovak Robert Fico, nga ana e tij, deklaroi se vendi i tij do të refuzonte ndihmën e mëtejshme financiare ose ushtarake për Ukrainën.
Fico hodhi poshtë gjithashtu të ashtuquajturën “paqe përmes forcës” të Perëndimit, e cila, sipas tij, është një politikë joreale.
Raportohet se kryeministri hungarez Viktor Orban, së fundmi i dërgoi një letër presidentit të Këshillit Evropian Antonio Costa, në të cilën ai bëri thirrje për negociata të drejtpërdrejta midis BE-së dhe Rusisë për të arritur një armëpushim në Ukrainë.
Orban propozoi edhe bllokimin e miratimit të konkluzioneve të Këshillit Evropian për Ukrainën.
Përveç kësaj, Sllovakia do të vendosë masa të rrepta kundër Ukrainës nëse çështja e transitit të gazit përmes vendit nuk zgjidhet./abcnews.al
Çfarë kanë të veçantë njerëzit e lindur në muajin dhjetor?
SHBA dhe Ukraina diskutojnë për armëpushimin, para samitit e...
Parashikimi i motit për të dielën
Aksident i rëndë trafiku në autostradën Gostivar–Tetovë, tet...
Trepça triumfon bindshëm në Therandë, fitore edhe për Borën
Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën 40-vjeçari