Partia në fuqi e Hungarisë thotë se do të përpiqet të kufizojë aftësinë e grupeve qytetare për të ndihmuar emigrantët.
Komentet vijnë një ditë pasi kryeministri Viktor Orban arriti një fitore të thellë zgjedhore me platformën e tij kundër emigracionit.
Zyrtarë të partisë në fuqi, Fidesz, thonë se në muajin maj, kur të bëjë mbledhjen e parë, parlamenti do të marrë në shqyrtim projektligje të reja, të cilat kanë në shënjestër avokatët, që përfaqësojnë emigrantët dhe refugjatët.
Projektligjet do të detyronin grupet qytetare që ndihmojnë migrantët të marrin miratimin e ministrit të brendshëm për të vepruar dhe do të vendosnin një taksë prej 25 përqind mbi donacionet e huaja për këto grupe.
Në zgjedhjet e së dielës, partia Fidesz e zotit Orban dhe aleatët e saj demokristianë fituan një shumicë prej dy të tretash në parlament për të tretën herë radhazi./VoA/
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...