Tre ushtarë amerikanë kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimit të një helikopteri ushtarak në shtetin New York në SHBA, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas njoftimit nga Divizioni i Shtetit i Çështjeve Ushtarake dhe Detare, ushtarët ishin në një helikopter evakuimi mjekësor kur u rrëzua në afërsi të zonës Mendon në jug të qytetit Rochester.
Tre ushtarët po ndihmonin policinë e New York-ut në sigurimin e Kapitolit në Ditën e Inaugurimit të presidentit të zgjedhur, Joe Biden, në rast të demonstratave në kryeqytetin Albany të shtetit New York.
Njoftimi tha se incidenti është nën hetime.
Sherifi i Kontit, Moroe Todd Baxter, në rrjetet sociale tha se helikopteri u rrëzua në fushën e një fermeri dhe nuk kishte shtëpi afër.
Ndërsa guvernatori i New York-ut, Andrew M. Cuomo, në një deklaratë me shkrim tha se ai ishte “shkatërruar nga lajmet”.
“Anëtarët e Gardës Kombëtare janë ushtarët tanë që vullnetarisht shërbejnë dhe mbrojnë këtu dhe jashtë vendit”, tha Cuomo dhe urdhëroi që flamujt në të gjitha ndërtesat shtetërore sot të ulen në gjysmështizë në nder të ushtarëve.
Kurti: 12 muaj leje qëndrimi për studentët e huaj që studioj...
Ligji për të Huajt në fuqi nga nesër, ambasadori Guerot e mi...
Policia në Leposaviq kap cigare në vlerë të mbi 80 mijë euro...
Sorensen mirëpret zbatimin gradual të Ligjit për të Huajt dh...
Kurti: Nga 15 marsi hyn në fuqi zbatimi i dy ligjeve të rënd...
Orav: Nga nesër nis zbatimi i Ligjit për të Huajt me masa sh...