Ekipet e shpëtimit në Greqi kanë nxjerrë nga deti katër trupa të tjerë në brigjet e Antikythera, një ishull në juglindje të Peloponezit.
Si rezultat, numri i viktimave në mbytjen e anijes së emigrantëve u rrit në 11 persona, transmeton portal arbresh.info
Rreth 100 emigrantë u përplasen me shkëmbinjtë pranë ishullit në detin Egje, gjersa po udhëtonin me një anije me vela.
90 prej tyre janë shpëtuar mëngjesin e sotëm.
Ata ia kanë dalur të shpëtojë duke notuar dhe më pas kanë kaluar natën në një shpellë të një ishulli të vogël, shkruan “Kathimerini”.
Ndërkohë, një operacion kërkimi është duke u zhvilluar për të paktën 30 pasagjerë të humbur në brigjet e ishullit Folegandros pasi një varkë me emigrantë nga Turqia u mbyt atje të mërkurën./arbresh.info/
10-shi i UÇK-së, Rexhep Selimi feston sot ditëlindjen e 55-t...
24 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë tiketa të shqiptua...
Rama: Task-forcë për të stabilizuar çmimin e naftës
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 24-të, vëmendja në...
Prizreni pa zonë ekonomike
Hoxha: Diplomatët shqiptarë në kontakt të vazhdueshëm me qyt...