Grupi Houthi i Jemenit ka pohuar se forcat e saj e kaluan kufirin në Arabinë Saudite fqinje, e cila drejton një koalicion ushtarak kundër tyre dhe mori kontrollin e më shumë se 20 pozicioneve.
Duke folur për agjencinë e lajmeve SABA të Jemenit, zëdhënësi i Houthi Yahya Sarei tha se vendet ushtarake në provincën jugperëndimore Najran të mbretërisë u kapën në një ofensivë “të papritur” të kryer gjatë tri ditëve të fundit, transmeton portali arbresh.info.
Zëdhënësi tha se më shumë se 200 persona të personelit të lidhur me koalicionin ushtarak të udhëhequr nga Sauditët në EBA, që luftonin kundër Houthit, ishin vrarë ose plagosur, ndërsa shumë të tjerë u kapën së bashku me sasi të mëdha të pajisjeve ushtarake.
“Ne kemi video të gjera të operacionit që do të transmetohet më vonë,” citohet Sarei të ketë thënë.
Pretendimet e tij nuk mund të verifikoheshin në mënyrë të pavarur. Nuk pati asnjë koment të menjëhershëm nga Arabia Saudite apo koalicioni ushtarak./Arbresh.info/
Përfundon dita e parë e bisedimeve për paqe midis Rusisë dhe...
Pse gjyqtari kryqëzoi krahët pasi u alarmua nga Viniciusi pë...
Presidenti izraelit uron Osmanin për 17 shkurtin: Zhvillim p...
Walker për katërshen e UÇK-së: Të pafajshëm – t’i mbajnë lar...
Al-Jazeera raporton për marshin masiv në mbrojtje të ish-kre...
Hulumtimi: ChatGPT nuk është i mirë në bërjen e diagnozave