Më shumë se 50 mijë qytetarë i kanë dhënë lamtumirën e fundit Papa Françeskut në homazhet që po mbahen në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan pasi trup I atit të shenjtë u zhvendos atje mëngjesin e të mërkurës.
Rradhët e gjata vijojnë në Vatikan edhe këtë të entje ku me mijëra besimtarë Katolikë po presin të nderojnë Papa Françeskun përpara se ai të dërgohet për në banesën e fundit mëngjesin e të shtunës.
Mediat Italiane shkruajnë se rradha e gjatë e besimtarëve ka kaluar mbi 2 kilometra. Bazilika e Shën Pjetrit u mbyll në orën 23 të mbrëmjes së të mërkurës dhe u hap sërisht sot në orën 7 të mëngjesit për besimtarët. Qytetarët do të kenë mundësinë ti japin lamtumirën Atit të Shenjtë edhe ditën e premte deri në orën 23.
Papa Franceksu ndërroi jetë mëngjesin e të hënës në moshën 88 vjeçare si pasojë e një godtije në tru dhe dështimit të Zemrës. Ati I Shenjtë kishte kaluar 5 javëe në spital si pasojë e pneumonisë së rëndë në dy mushkëritv e tij.
Nën kushte të rrepta sigurie, Papa Franceksu do të varroset mëngjesin e të shtunës. Në vatikan pritet të mbërrijnë mbi 170 delegacione të huaja dhe liderët më të rëndësishëm botëror.
A do të largohet Guardiola nga City? Kjo është përgjigja e s...
Bahamas njeh Kosovën, Osmani nënshkruan marrëveshjen diploma...
Supremja e lë Ramadan Morinën në paraburgim, kërkon nga Them...
Treni godet një automjet afër Drenasit, dy të lënduar
Polonia dhe Ukraina tregojnë unitet kundër Rusisë, trajtojnë...
KQZ akrediton edhe 276 vëzhgues, prej tyre 15 organizata