Në qytetin Enschede të Holandës pjesëtarët e lëvizjes anti-islamiste dhe anti-emigrante PEGIDA kanë vendosur 23 kryqa në vendin ku planifikohej të ndërtohej një xhami.
Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale të një grupi, anëtar i PEGIDA-s, shihet se duke vendosur 23 kryqa në një hapësirë ku planifikohej ndërtimi i xhamisë, asaj hapësire i është dhënë pamja e një varreze.
Mbi këto kryqe janë shënuar emrat e atyre që kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve terroriste në Londër, Barcelonë, Paris dhe Bruksel.
“Islami nënkupton urrejtjen dhe terrorizmin. Për këtë arsye sot në qytetin Enschede, në tokën ku do të ndërtohej shtëpia e urrejtjes, ne e realizuam një akt. Do të bëjmë gjithçka që është e mundur për ta penguar këtë”, thuhet në publikimin e bërë nga PEGIDA, shkruan AA.
Anëtarët e PEGIDA-s katër muaj më parë në të njëjtën hapësirë kanë hapur një tendë e cila përfaqësonte kishën ndërsa një simbol kryqi nga druri të vendosur përpara tendës e kishin lyer me gjak derri./AA/
Hoffenheimi u jep zemër treshes dardane pas humbjes me Turqi...
“Kosova na vuri shumë në vështirësi, fat i keq që vetëm një ...
Agim Ademi: Gjithmonë krenarë me gladiatorët tanë dardanë, d...
Italia mbetet jashtë Botërorit për të tretën herë radhazi, B...
Muriqi: Nuk më vijnë fjalët, po më dhimbset i gjithë ekipi d...
Abdixhiku pas ndeshjes: Krenar me djemtë tanë, do t’ia dalim...