Një universitet në Kaliforni ka publikuar raportin e indeksit gjithëpërfshirës për këtë vit, në të cilin thuhet se Holanda është vendi më tolerant në botë, e në mesin e 20 vendeve të para, 15 prej tyre janë nga Evropa.
Pas Holandës është renditur Suedia, Norvegjia, Portugalia, Irlanda, Britania e Madhe, Kanadaja, Finlanda, Luksemburgu dhe Danimarka. Në këtë listë janë edhe Gjermania, Austria, Belgjika dhe Australia, transmeton Telegrafi.
Ndër 20 vendet e para sipas indeksit gjithëpërfshirës, 15 janë nga Evropa, pesë tjerat janë Kanadaja, Afrika e Jugut, Australia, Argjentina dhe Republika Dominikane.
Përndryshe, parametrat kryesorë të vlerësimit në raport janë: gjithpërfshirja e qytetarëve sa i përket gjinisë, raca, përkatësia etnike dhe ajo fetare, si dhe disa fusha tjera.
Në anën tjetër vendet me gjithëpërfshirjen më të vogël në botë janë Jemeni, Iraku, Sudani, Maroku dhe Ruanda.
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër
Theret me thikë një person në Mitrovicë të Veriut
Pacolli ndan këshillën e gjyshit në Ramazan: Durimi dhe e vë...