CNN raporton sot se Holanda ka dëbuar dy pjesëtarë të stafit të ambasadës iraniane në Amsterdam. Shërbimet e inteligjencës në Holandë konfirmuan lajmin, por nuk dhanë asnjë arsye në lidhje me shkaqet e këtij vendimi.
Ata e kanë cilësuar dëbimin e diplomatëve të tyre, si një tentativë për të dëmtuar përpjekjet për shpëtimin e marrëveshjes bërthamore, të firmosur më 2015-ën.
Deklarata i referohej marrëveshjes shumëkombëshe nën të cilën sanksionet mbi Iranin u hoqën në këmbim të kufizimit të programit të tij bërthamor, të verifikuar nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosët të tërhiqen nga kjo marrëveshje në muajin maj, pasi sipas Donald Trump, ajo ishte shumë e keqe për vendin.
Beatrix Ramosaj “çmend” me format trupore
Stones pritet të largohet nga Man City në fund të sezonit
Trump: Iranianët po humbasin 500 milionë dollarë në ditë nga...
Shefja në detyrë e BE-së takon Kurtin, i prezanton gjetjet e...
Kryeministri Rama udhëton sot drejt Greqisë, merr pjesë në F...
Trump: Pa marrëveshje, Irani do përballet me probleme që nuk...