Hiri i vullkanit Popocatepetl që shpërtheu ditën e djeshme arriti një lartësi prej 2000 metrash, duke shkaktuar anulimin e më shumë se 20 fluturimeve në aeroportin e kryeqytetit të Meksikës, rreth 72 kilometra larg kraterit të tij, sipas autoriteteve.
Aktiviteti më i fundit vullkanik në Popocatepetl u regjistrua në maj 2023. Kryeqyteti meksikan është i rrethuar nga një varg malor, i cili redukton mundësitë përsa i përket rrugëve ajrore.
Në 24 orët e mëparshme, vullkani regjistroi 77 shpërthime. Vullkani Popocatepetl u zgjua në vitin 1994, pas gati 70 vitesh. Në vitin 1997, hiri vullkanik mbuloi kryeqytetin dhe rrethinat e tij.
Gjatë periudhave të kulmit të aktivitetit, autoritetet evakuojnë me nxitim banorët e zonave rurale aty pranë.
Në një rreze prej 100 kilometrash rreth kraterit të vullkanit jetojnë gjithsej rreth 25 milionë njerëz./abcnews.al
Vedat Muriqi në formacionin e javës në La Liga
Kurti: Serbia e ka kuptuar se jemi shtet
Erion Veliaj bën kallëzim penal në Prokurorinë e Tiranës: Më...
KQZ planifikon që deri në fund të janarit të përmbyllë rinum...
Shpallet në kërkim i dyshuari për tentim vrasjen në Gjakovë
Trump s’ka plane ta vizitojë Parisin, thonë nga Shtëpia e Ba...