Prokurorët federalë kanë hapur një hetim ndaj Rudy Giulianit, avokatit personal të Presidentit Donald Trump, njoftoi rrjeti televiziv Bloomberg.
Prokurorët po hetojnë për shkelje të mundshme të ligjit për financimin e fushatave elektorale, si dhe faktin që zoti Giuliani nuk u regjistrua si një agjent i huaj, thuhet në artikullin e rrjetit Bloomberg-ut.
Zoti Giuliani, ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut, është shfaqur si një personazh kryesor në hetimet për shkarkimin e Presidentit Trump. Ligjvënësit po shqyrtojnë ndër të tjera se çfarë roli luajti zoti Giuliani në presionin ushtruar Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, që të hetonte rivalët e Presidentit Trump.
Mimi Rocah, ish-prokurore federale me Prokurorinë e Distriktit Jugor të Nju Jorkut i tha rrjetit Bloomberg, se ajo “nuk do të befasohej” nëse ndaj zotit Giuliani ngrihen akuza si rezultat i këtij hetimi federal.
“Është e qartë se Giuliani është i zhytur thellë në gjëra të errëta“, tha ajo. /VoA
Vizita e Erdogan në Serbi, Turqia do zhvillojë industrinë e ...
Kosova U21 pëson humbje të thellë nga Polonia U21 në kualifi...
Kryeministri britanik: Zgjidhja e konfliktit në Lindjen e Me...
FSK zë vendin e dytë në mesin e 111 ekipeve në garën “Cambri...
Qeveria miraton rritjen e pensioneve – ia ndan Bosnjës 200 m...
Kërcënohet U.D Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Priz...