Një sulm ajror izraelit ka shkatërruar një pjesë të një spitali në qytetin e Gazës.
Pamjet e postuara tregojnë flakë të mëdha dhe tym që dilte nga spitali pasi u godit nga raketat.
Bëhet e ditur se pacientët u larguan me shpejtësi nga vendi, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.
Dëshmitarët thanë se sulmi shkatërroi departamentet e kujdesit intensiv dhe kirurgjisë të spitalit Al-Ahli, objekti kryesor mjekësor në qytetin e Gazës.
Kjo çoi në zhvendosjen e detyruar të pacientëve dhe stafit të spitalit.
Hamasi e quajti sulmin një “krim të tmerrshëm” nga Izraeli, i cili tha se po shqyrtonte raportet.
Sipas shërbimit të urgjencës civile nuk raportohet për viktima.
Ndryshe, Al-Ahli – një strukturë e vogël mjekësore para luftës – është tani i vetmi spital që ende funksionon në qytetin e Gazës pas shkatërrimit të kompleksit mjekësor Al-Shifa dhe spitaleve në pjesën veriore të Rripit. /Telegrafi/
Keijsi është banori më i ri i Big Brother VIP Albania
Haxhiu: S’përjashtoj mundësinë që ndonjë deputet nga opozita...
Përdorimi i termit “qorr” nga Iliri, Stenaldo: Nuk më është ...
Presidenti ukrainas konfirmon bisedimet me Trump për vendosj...
Qeveria e Shqipërisë nderon 13 figura të shquara me pension ...
Arsenal fiton ndaj Aston Villa dhe forcon kreun