Hamasi thotë se po konsultohet me grupe të tjera palestineze përpara se të japë një përgjigje zyrtare ndaj propozimit të fundit për një armëpushim të ri në Gaza dhe marrëveshjen për lirimin e pengjeve të paraqitur nga SHBA-ja.
Presidenti Donald Trump tha të premten në mëngjes se pret të dijë brenda 24 orësh nëse Hamasi është pajtuar me planin.
Të martën, Trump tha se Izraeli kishte pranuar kushtet e nevojshme për një armëpushim 60-ditor, gjatë të cilit palët do të punonin për t’i dhënë fund luftës 20-mujore, raporton BBC.
Ndërkohë, ushtria izraelite po vazhdon të bombardojë objektiva në të gjithë Rripin e Gazës.
Gazetarët vendas raportuan se dëgjuan shpërthime dhe të shtëna me armë zjarri, ndërsa helikopterët luftarakë dhe artileria izraelite goditën zonën jugore të Khan Younis, të premten në mëngjes.
Gjatë natës, të paktën 15 palestinezë u vranë në sulmet ndaj dy tendave që strehonin njerëz të zhvendosur në Khan Younis, njofton një spitali lokal Nasser.
Ushtria izraelite nuk ka komentuar ende mbi sulmet, por tha se forcat e saj po “operonin për të çmontuar kapacitetet ushtarake të Hamasit”.
Sinani uron Kurtin: Presheva do të jetë kontribuese aktive n...
Kallas: Formimi i qeverisë së re të Kosovës është një lajm i...
Lulzim Hetemi uron Albin Kurtin për rizgjedhjen kryeministër
Cikloni vret 20 persona në Madagaskar
Komisionerja Marta Kos përshëndet formimin e qeverisë së re ...
Ambasada e Gjermanisë uron Kurtin për rizgjedhjen kryeminist...