Familja e pengut izraelit Shiri Bibas thotë se trupi i ri i dorëzuar nga Hamasi të premten është i saj.
“Shiri ynë u vra në robëri dhe tani është kthyer në shtëpi,” tha familja në një deklaratë.
Zyrtarët mjeko-ligjorë të Izraelit që kanë ekzaminuar trupin ende nuk e kanë konfirmuar identitetin, shkruaj BBC.
Eshtrat e dorëzuara nga Hamasi të enjten, për të cilat tha se ishin të Shiri Bibas rezultuan të ishin një grua e paidentifikuar, tha Izraeli.
Kjo vjen pasi gjashtë pengje të gjalla do të dorëzohen nga Hamasi më vonë të shtunën, si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit.
Më shumë se 600 të burgosur palestinezë do të lirohen në këmbim.
5 shqiptarë arrestohen në Britani, akuzohen për të paktën 59...
Ushtria amerikane thotë se asnjë anije nuk e kaloi bllokadën...
Nesër mot i paqëndrueshëm, me diell dhe riga shiu
ShBA-të paralajmërojnë Kinën, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe...
Rasti “Banjska”, të dyshuarit nesër dalin para Gjykatës
11 të hospitalizuar nga djegia e ndërtesës në Tiranë, ende s...