Hamasi ka dënuar vendimin e Izraelit për të ndërprerë furnizimin me energji elektrike në Gaza.
“Ne dënojmë fuqishëm vendimin e [Izraelit] për të ndërprerë energjinë elektrike në Gaza, pasi e ka privuar atë nga ushqimi, ilaçet dhe uji ”, tha Izzat al-Rishq, një anëtar i byrosë politike të lëvizjes islamike palestineze.
Ai i cilësoi këtë vendim si një “një politikë të vogël dhe të papranueshme shantazhi”.
Ministri izraelit i Energjisë Eli Cohen njoftoi më herët gjatë ditës se ai kishte urdhëruar ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike në enklavën palestineze.
Linja e vetme e energjisë midis Izraelit dhe Gazës fuqizon centralin kryesor të shkripëzimit të ujit në territorin palestinez, i cili u shërben më shumë se 600,000 njerëzve./abcnews.al
27-vjeçari bie nga kulmi i një objekti në Babush, dërgohet n...
Osmani bashkë Abdixhikun të dielën në Zvicër, takojn mërgatë...
Policia në Ferizaj kërkon ndihmën e qytetarëve për identifik...
Votimi përmes postës, KQZ publikon hapat që duhet ndjekur di...
Meteorologët paralajmërojnë se kjo verë do të sjellë nxehtës...
Bllokimi i punimeve në Ishullin Urban, Rama mban konferencë ...