Grupi ekstremist palestinez Hamas dorëzoi sot dy pengje të tjera izraelite në Kryqin e Kuq në Gaza, sipas një marrëveshjeje të brishtë armëpushimi me Izraelin, treguan sot pamjet e drejtpërdrejta televizive të ceremonisë së dorëzimit.
Dy burra, Tal Shoham dhe Avera Mengistu, u dorëzuan në qytetin jugor të Rripit të Gazës, Rafah, me katër pengje të tjerë që do të lirohen më vonë të shtunën, si pjesë e shkëmbimit të fundit pengje për të burgosur në konflikt.
Luftëtarët e maskuar dhe të armatosur të Hamasit ruanin skenën e improvizuar në Rafah, ku Shoham u detyrua të thoshte disa fjalë para se t’u dorëzoheshin punonjësve të Kryqit të Kuq.
Turma njerëzish ishin të pranishme mes muzikës së lartë dhe flamujve palestinezë, duke qëndruar midis ndërtesave që u kthyen në gërmadha gjatë më shumë se 16 muajve të luftës.
Katër pengjet e tjera, Omer Shem-Tov, Eliya Cohen, Omer Wenkert dhe Hisham al-Sayed, do të dorëzohen në Nuseirat, në Gazën qendrore.
Abdixhiku reagon sërish: Mes shtetit ‘karate’, propagandës e...
Kurti pas daljes nga Kuvendi: Kam besim se presidenti zgjidh...
Rodrygo thotë se “konkurrenca e fortë” mes tij dhe Mbappes, ...
David Raya: Po të kisha qëndruar në Spanjë, do të punoja si ...
Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin
Manchester United shënon fitore ndaj Brentfordit