
United Nations Antonio Guterres Secretary General listens to a question by a journalist during a press conference, ahead of the G20 Summit in New Delhi, India on September 8, 2023. (Photo by Kabir Jhangiani/NurPhoto via Getty Images)
Tema mbizotëruese e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara është këtë vit lufta në Gazë dhe rreziku i përshkallëzimit të mëtejshëm në Liban.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres paralajmëroi që në fillim të fjalimit të tij, për rrezikun e përhapjes masive të luftës në Lindjen e Mesme. Lufta e Gazës është një “makth i vazhdueshëm” dhe tani edhe Libani është në buzë të humnerës, tha ai.
“Populli libanez, populli izraelit dhe njerëzit në mbarë botën nuk mund ta përballojnë që Libani të bëhet një Gazë e dytë,” paralajmëroi ai.
Guterres e dënoi edhe një herë sulmin e Hamasit më 7 tetor si “të neveritshëm”. Duke shtuar i shoqëruar nga duartrokitjet e shumë kryetarëve shtetesh dhe qeverish se megjithatë “nuk ka asnjë justifikim për ndëshkimin kolektiv të popullit palestinez”.
Duke ju referuar luftërave të tjera në Ukrainë apo Sudan, Guterres u shpreh për një “botë mosndëshkimi”.
“Një numër në rritje qeverish e shkelin me këmbë ligjin ndërkombëtar dhe minojnë të drejtën ndërkombëtare. Ato pushtojnë një vend tjetër, shkatërrojnë shoqëri të tëra ose e shpërfillin plotësisht mirëqenien e popullit të tyre. Dhe asgjë nuk ndodh.” – tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së António Guterres./abcnews.al
Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji ...
Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë, dy të dyshuar...
Juventusi interesohet për shërbimet e portierit të klubit të...
Kurti: Kriminelët e mëdhenj serb ose janë në burgun e Dyzit,...
Kurti “punëson” gjyshërit: Nga 100 euro shtesë për ata që ku...
Isak dyshohet se e ka thyer këmbën