Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, tha se Lartësirat e pushtuara të Golanit janë territor i Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Duke folur në një konferencë të përbashkët për shtyp në Kajro me ministrin e Jashtëm të Egjiptit Smih Shukri, Guterres riafirmoi këmbënguljen e OKB-së për sovranitetin sirian mbi rajonin e pushtuar.
Lidhur me çështjen palestineze, Guterres tha se mbështesin zgjidhje me dy shtete me kryeqytet Kudsi dhe shtoi se OKB përpiqet të gjejë një zgjidhje e cila do të garantonte zbatimin e të gjitha rezolutave të organizatës.
Gjatë qëndrimit të tij në Egjipt, shefi i OKB-së është takuar edhe me presidentin Abdulfettah al-Sisi, me të cilin kanë diskutuar krizën në Jemen dhe Siri.
Më herët, Guterres, i cili mbërriti në Egjipt gjatë ditës së djeshme, është takuar edhe me shejhun e Al-Azharit Ahmed al-Tajjib.
Pas vizitës në Egjipt, Guterres pritet të udhëtojë për në Libi.
Ndryshe, SHBA së fundmi ka njohur sovranitetin izraelit mbi Lartësirat e Golanit, rajon sirian të cilin Izraeli e pushtoi në vitin 1967.
Lajçak po përpiqet të sigurojë takim urgjent Kurti-Vuçiq
Xhensila Myrtezaj tërheq sërish vëmendjen, mahnit me format ...
Rrahje në Gjakovë, arrestohen tre të dyshuar
Gjendet pa shenja jete një person në Fushë Kosovë
Dita e tretë e protestave në veri, kjo është gendja aktuale ...
Digjet flamuri serb në Graçanicë