Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres deklaroi se është shumë e rëndësishme që Evropa të ketë një politikë të përbashkët të migracionit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një konferencë të përbashkët për media me presidentin e Parlamentit Evropian David Sassoli, sekretari Guterres tha se “Asnjë vend në Evropë nuk mund ta zgjidhë i vetëm këtë sfidë (migracionin). Është shumë e rëndësishme që Evropa të ketë një politikë të përbashkët të migrimit. Për këtë kemi nevojë për një qasje të re në çështjen e migracionit”.
“Nëna ime është 97 vjeçe. Siç mund ta imagjinoni ka probleme serioze. Në shtëpinë tonë në Lisbonë ne ofrojmë mbështetje 24 orë për nënën. Kur shikoj ata që e mbështesin atë, nuk shoh shumë portugezë”, tha Guterres, duke shtuar se migracioni është i nevojshëm dhe një element shumë i rëndësishëm.
Duke uruar që migracioni të jetë një preferencë dhe jo një nevojë, Guterres tha: “Kjo mund të jetë e mundur vetëm me bashkimin e vendeve evropiane”.
“Të gjitha shoqëritë tona po bëhen ‘multietnike, multifetare dhe multikulturore‘. Kjo është një pasuri dhe jo kërcënim”, tha Guterres i cili vuri në dukje se duhet të bëhet një investim i madh në integrimin social.
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...