Lideri opozitar në Venezuelë, Juan Guaido, i ka bërë thirrje Evropës që të shtojë sanksionet financiare kundër qeverisë së Nicolas Maduros, pas dëbimit të ambasadorit të Gjermanisë nga ky shtet.
Komentet e tij për një revistë gjermane kanë shënuar përplasjet e fundit për situatën në Venezuelë, pasi vendet perëndimore njohin legjitimitetin e Guaidos si President i përkohshëm i këtij vendi, ndërkohë që Maduro ka përkrahjen e Kinës dhe Rusisë.
“Shpresoj që Evropa të reagojë ashpër për këtë kërcënim serioz kundër një ambasadori”, ka thënë Guaido.
“Përveç të tjerash, BE duhet të ashpërsojë sanksionet ndaj këtij regjimi”, shtoi ai.
Karakasi e shpalli të mërkurën ambasadorin gjerman në Venezuelë, Daniel Kriener si “person të padëshiruar”. Gjermania është vetëm një nga shumë vendet që kanë përkrahur Guaidon. Ky i fundit mohon pushtetin e Maduros dhe rizgjedhjen e tij, ndërkohë që vetë Maduro pretendon se është viktimë e një tentative të Shteteve të Bashkuara për të “pushtuar” Venezuelën.
Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas tha të mërkurën se partnerët do të vazhdojnë të përkrahin Guaidon. Ai njoftoi se ambasadori do të kthehet në Gjermani për konsultime, mirëpo pozicioni i Berlinit nuk do të ndryshojë./tch
Britania drejt ndalimit të mediave sociale për personat në 1...
Selektori i Gjermanisë merr ‘vendimin’ rreth ftesës për Ter ...
Barcelona bie nga ‘froni’ i La Ligas, mposhtet në udhëtim ng...
India, tregu i dytë më i madh i ChatGPT në botë – arri...
Cilat janë gabimet më të zakonshme kur pini kafe gjatë ditës...
I shpëtoi bllokadës së Trump në Karaibe, SHBA kap anijen cis...