Për shkak të pandemisë, Arabia Saudite ka vendosur që Haxhi këtë vit të kryhet vetëm nga personat që jetojnë në Arabinë Saudite, duke mos pranuar haxhilerë nga jashtë.
Arabia Saudite njoftoi se grupet e haxhilerëve që do të kryejnë Haxhin kanë filluar të vijnë në qytetin e shenjtë të Mekës.
Agjencia zyrtare saudite e lajmeve (SPA) raportoi se në Meke janë ndërmarrë masa të rrepta kundër koronavirusit të ri (COVID-19).
Ndërkaq, Ministria e Haxhit dhe Umres paralajmëroi se Haxhi nuk do të mund të kryhet pa marrë leje paraprakisht dhe se këtë javë janë kapur 16 persona që e kanë shkelur këtë rregull.
Ndryshe, për shkak të pandemisë, Arabia Saudite ka vendosur që Haxhi këtë vit të kryhet vetëm nga personat që jetojnë në Arabinë Saudite, duke mos pranuar haxhilerë nga jashtë.
Po ashtu, kriter për këtë vit është që haxhilerët të jenë nën moshën 65-vjeçare dhe të mos vuajnë nga sëmundje kronike./AA/
18 vjet nga tragjedia e Gërdecit
Lansohet aplikacioni për deklarimin e adresës për qytetarët ...
A u shënua goli më i bukur i sezonit? Arda Guler bëri çmendu...
Parashikimi i motit në Shqipëri
Rusia lëshon dronë gjatë natës në Kiev
Komenti i rëndë ndaj Juelës, Greta përjashtohet nga gara dhe...