Brazili është paralizuar nga greva e kamionistëve e cila shënon ditën e pestë të saj. Nga bllokimi i rrugëve aeroportet, spitalet dhe shkollat kanë mbetur të izoluara në pamundësi furnizimi me materialet bazë.
Presidenti i vendit Temer ka mobilizuar ushtrinë për të liruar rrugët, ndërsa kamionistët paralajmërojnë se nëse do të ndërhyhet atëherë do të ketë gjakderdhje.
Greva e kamionistëve në Brazil, në ditën e saj të pestë, tashmë është kthyer në një emergjencë kombëtare ku presidenti i vendit Mishel Temer ka mobilizuar forcat e armatosura dhe shërbimet e sigurisë për të liruar trafikun në vend.
Dy ditët e fundit ka pasur mungesë të theksuar në furnizimin ushqimor dhe me karburant. Edhe pse fillimisht ishte folur për një marrëveshje mes qeverisë dhe 9 nga 11 organizatat e kamionistëve në protestë, situata është e tensionuar teksa kërkesa kryesore është ajo e uljes së çmimit të karburantit.
Sipas mediave braziliane rreth një milion kamionë kanë bllokuar më shumë se 900 pika kryesore në 22 autostrada në vend. 11 aeroporte deklaruan se kanë problem me furnizimin me karburant duke bërë që të anulohen me dhjetëra fluturime.
Porti i Santos, terminali kryesor i anijeve në Amerikën Latine, ka mbetur i izoluar nga pjesa tjetër e vendit dhe në disa qytete është pezulluar mësimi në shkolla publike.
Shoferët e automjeteve ankohen për radhët e gjata në pikat e karburantëve ku çmimet po thyejnë çdo rekord, spitalet nuk po furnizohem me ilaçe, ndërsa rreth një miliard pula e dy milionë bagëti rrezikojnë të ngordhin pasi nuk po ushqehen. Presidenti i vendit deklaroi se ushtria do të lirojë rrugët, pasi popullsia duhet të furnizohet me materialet bazë. Por kamionistët kanë kërcënuar se nëse ushtria do të ndërhyjë atëherë do të ketë gjakderdhje.
Hoti: Shqetësuese mbetet mungesa e transparencës në dialogun...
“Urime pirat” – Muriqi mbush 32 vjeç, merr urim special nga ...
Aksidenti me vdekje në Tiranë, plagoset edhe një punonjës po...
Macron nis vizitë dy-ditore në Greqi, në fokus marrëveshjet ...
Eskaloi me gjuhën ndaj Vlora Çitakut – Fatos Geci pendohet, ...
Marrëveshja për Bordin e Paqes futet në rend dite në seancën...