Aktivistja suedeze, Greta Thunberg, ka kërkuar nga kryeministri kanadez, Justin Trudeau, dhe liderët e tjerë botërorë që të bëjnë më shumë për mjedisin pasi e udhëhoqi një protestë me gjysmë milioni njerëz në Montreal si pjesë e valës botërore të protestave kundër ndryshimeve klimatike.
Nxënësja 16 vjeçe u takua privatisht me kryeministrin kanadez, ndërsa më vonë, gjatë një konference për gazetarë, tha se ai nuk është duke bërë sa duhet për ta penguar lirimin e gazrave, të cilat janë përgjegjëse për ngrohjen globale.
“Porosia ime për të gjithë politikanët përreth botës është e njëjta. Vetëm dëgjoni dhe veproni sipas rezultateve më të mira dhe më të reja të shkencës”, tha ajo.
Aktivistja u bë lajm në faqet e para të gazetave në mbarë botën me deklaratën e saj të famshme në samitin për klimën në Kombet e Bashkuara, ku i akuzoi liderët botërorë për tradhti ndaj gjeneratës së saj. Mes tjerash, ajo kishte thënë: “Si po guxoni?”
Ajo i ka frymëzuar miliona të rinj që të bëhen pjesë e protestave përmes stilit të retorikës së vendosur dhe karakterit të veçantë, që nuk është i zakonshëm për moshatarët e saj.
Në anën tjetër, kryeministri kanadez tha se pajtohet plotësisht me aktivisten Thunberg dhe u zotua se qeveria e tij do t’i mbjellë dy miliardë bimë, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.
Manipulimi i votave në Prizren, një muaj paraburgim ndaj 23 ...
Rama ‘shpërthen’ ndaj protestës së opozitës: Jashtëderdhja n...
Administrata Trump nën presion, gjithçka dihet për vrasjen n...
Gjenden dhe konfiskohen 150 kg eksploziv dhe armatim në një ...
Policia konfiskon armatim të rëndë në një shtëpi të pabanuar...
Katër persona arrestohen për privim të kundërligjshëm nga li...