Greta Thunberg ka pranuar çmimin për humanizëm nga Fondacioni Portugez Gulbenkian së bashku me 1 milionë euro.
“Aktivistja 17 vjeçare ka pranuar çmimin për luftën e saj kundër ndryshimeve klimatike dhe krizës ekologjike,” tha fondacioni privat në një komunikatë të hënën.
Thunberg falënderoi fondacionin përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në Twitter: “Kjo do të thotë shumë për mua dhe shpresoj që kjo do të më ndihmoj që të bëjë më mirë në këtë botë,.”
Aktivistja, e cila është e para që ka fituar këtë çmim, është zgjedhur së bashku me 136 të nominuar të tjerë nga 43 vende të botës.
Thunberg gjithashtu ka bërë të ditur se 100,000 euro do të shkojnë si donacion për SOS Amazona, një kampanjë e udhëhequr nga Të Premtet për te Ardhmen e Brazilit në luftën kundër koronavirusin në regjionin e Amazonës, ka shkruar Thunberg.
Një shumë tjetër prej 100,000 euro do të shkoj në fondacionin Stop Ecocide, kampanjë kjo për të bërë shkatërrimin e qëllimshëm të mjedisit natyror në një krim ndërkombëtar./arbresh.info/
Protesta për Zvërnecin hyn në ditën e pestë,qytetarët vijojn...
Vendos Komuna e Prishtinës, zgjerohet linja 15
Kusari-Lila: Fuqizimi ekonomik i grave është investim në zhv...
Garda Revolucionare kërkon tërheqjen e Izraelit nga Libani j...
“Nuk është e lehtë” – Futbollistët iranianë tregojnë si po e...
Rama: Investimi në Zvërnec në harmoni me natyrën, drejtohet ...