Greqia do t’i presë 170 mjekë gjermanë dhe do t’u ofrojë atyre pushime falas në ishullin Kos si mirënjohje për punën që kanë bërë në luftimin e pandemisë në Gjermani.
Njoftimi nga Ministria e Turizmit e Greqisë erdhi në kohën kur vendi ballkanik po përgatitet që t’i rihapë aeroportet rajonale, shkruan “The Guardian”.
Kjo ministri tha se 170 mjekët do të priten falas në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tyre në luftën kundër koronavirusit në Gjermani.
Pjesë e këtij udhëtimi do të jenë edhe zyrtarët e agjencisë gjermane TUI, të cilët do të takohen në ishullin Kos me ministrin Theoharis, thuhet më tej në njoftim.
Fluturimi nga Gjermania do të realizohet vetëm dy ditë para se Greqia zyrtarisht t’i rihapë aeroportet rajonale. Ky veprim është planifikuar të bëhet më 1 korrik.
Greqia ka qenë mjaft e suksesshme në luftën kundër pandemisë, sepse deri më tani i ka regjistruar më pak se 200 viktima të koronavirusit.
Duke pasur parasysh që çereku i ekonomisë greke varet nga turizmi, qeveri dëshiron t’i sigurojë turistët se ata mund t’i kalojnë pushimet në këtë vend në mënyrë të sigurt tash që Evropa ka filluar të rihapet për udhëtime./shprehja/
Rama: Do të mbyllen të gjitha vendpunishtet në kryeqytet
Gjesti dorëzon kallëzim penal ndaj Onima për të drejtat e au...
Rama: Negociatat me BE-në, proces historik që transformon sh...
Kurti kundërshton heqjen e akcizës dhe TVSH-së për naftën
Rikthehet furnizimi me energji elektrike pas ndërhyrjeve në ...
Eskalon protesta, protestuesit kalojnë me forcë policinë