Greqia ka raportuar të hënën numrin më të vogël të të infektuarve me koronavirusin e ri nga 12 marsi, duke dhënë shenja për ulje të intensitetit të sëmundjes në këtë shtet.
Ky shtet ka raportuar të hënën për 20 raste të reja të të prekurve me sëmundjen Covid-19, që shkakton koronavirusi, duke e dërguar në 1,755 numrin e të infektuarve.
Sipas autoriteteve, deri më tani në Greqi kanë vdekur 79 persona nga kjo sëmundje.
Greqia ka marrë masa për ashpërsim të lëvizjes dhe ka ndaluar hyrjet nga vendet që nuk janë pjesë e Bashkimit Evropian, por edhe për vendet e bllokut si Gjermania, Italia dhe Spanja.
Këto masa kanë goditur rëndë ekonominë e këtij shteti, që së fundmi varet nga turizmi si pasojë krizës së thellë me borxhe në dekadën e fundit.
“Mendoj se është e qartë për ne, që në ditët e fundit ka pasur ulje të numrit dhe ne presim zvogëlim ende, që nënkupton se masat janë duke dhënë rezultate”, ka thënë profesori Sotiris Tsiodras, njëherësh këshilltar qeveritar për koronavirusin.
Autoritetet kanë zgjatur masat e izolimit deri më 27 prill, që nënkupton se ato do të zbatohen edhe përgjatë Festës së Pashkëve, festës më të rëndësishme fetare në kalendarin ortodoks.
Mexhiti: Jemi marrë vesh me Mickoskin, për tre muaj rregullo...
KQZ publikon listat me 902 kandidatët e certifikuar për depu...
Qeveria gjermane do të ndajë 10 miliardë euro për të forcuar...
“Hajde folim” drejt Lipjanit: Osmani pasagjere e Abdixhikut:...
Përfundon protesta e studentëve shqiptarë në Shkup
Studentët në Shkup kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Drejtë...