Greqia ka dënuar ashpër konfliktin mes Azerbejxhanit dhe Armenisë, ndërsa është shprehur e gatshme t’i dalë në ndihmë Armenisë.
Përmes një bisede telefonike, Ministri i Jashtëm armen, Zohrab Mnatsakanyan me homologun grek, Nikos Dendias, folën mbi lidhjet e forta miqësore mes Greqisë dhe Armenisë, ku edhe u dënuan humbjet e jetëve, ndërsa Greqia u shpreh e gatshme për të ndihmuar në përpjekjet për de-përshkallëzim të menjëhershëm në Nago-Karabak, tha deklarata, shkruan greekreporter, transmeton portal arbresh.info
“Ne kemi monitoruar me shumë shqetësim tensionin e përshkallëzuar në rajonin e Nago-Karabakut, i cili ka rezultuar në viktima civile. Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të ushtrojnë përmbajtje, të ndërpresin menjëherë luftimet dhe të kthehen në tryezën e negociatave në kontekstin e Grupit të Minskut,” tha Ministria e Jashtme.

Disa nga mediat greke e kanë raportuar fjalimin e Ministrit të Jashtëm si të ngutshëm, pasi mund të rrisë konfliktin me Turqinë.
Kujtojmë se Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, e ka cilësuar Armeninë si vendin që mund të destabilizojë paqen në rajon./arbresh.info/
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...