Greqia ka planifikuar të zhvillojë një trajnim me avionë dhe anije të pajisur me raketa në zonën e Egjeut Lindor duke sfiduar në mënyrë të drejtpërdrejtë prezencën e anijeve turke aty.
Mediat greke raportojnë se marina greke ka publikuar sëfundmi një NAVTEX, përmes të cilit njoftohen të gjitha anijet që lundrojnë në atë territor se në zonat e ishujve të Rodosit, Kastelorizos, Kretës dhe Karpathosit do të zhvillohen stërvitje ushtarake, shkruan abcnews.al.
Paralajmërimi hyn në fuqi nesër dhe zgjat dy ditë.
NAVTEX-i i publikuar nga marina greke përfshin edhe zonën ku është duke lundruar aktualisht anija turke “Oruç Reis” dhe grupi i anijeve që e shoqërojnë atë.
Prej disa javësh, në zonë gjenden një numër i madh anijesh ushtarake nga shtete të ndryshme si Franca dhe SHBA-të krahas Turqisë dhe Greqisë.
Tensionet mes dy vendeve kanë rritur shqetësimin në BE dhe SHBA për një konflikt të mundshëm ushtarak duke bërë që ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas të zhvillojë vizita “blic” në Ankara dhe Athinë me qëllim uljen e palëve në tavolinën e negociatave. /abcnews.al
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron