Qeveria greke miratoi një marrëveshje me SHBA për modernizimin e më shumë se gjysmës së flotës së saj të avionëve F-16, për një shumë prej 1,2 miliardë eurosh.
Këto shpenzime do të shërbejnë për të përmirësuar kapacitetet e 85 avionëve gjuajtës amerikanë, me teknologjinë e avancuar të aeroplanëve F-35.
Athnia duhet të paguajë brenda këtij viti, por autoritetet amerikane kanë pranuar një shumë vjetore prej 150 milionë eurosh.
Ambasadori amerikan në Greqi, Geoffrey Pyatt tha se marrëveshja ishte nënshkruar gjatë një vizite të kryeministrit grek, Aleksis Cipras në SHBA, shkruan Alsat.
Vetaksident në Pejë, lëndohet një person
Gerard Piqué raportohet se rikthehet nga pensionimi për të l...
Formimi i Qeverisë dhe konstituimi i Kuvendit parakusht për ...
85 aksidente trafiku e mbi 2 mijë gjoba të shqiptuara gjatë ...
Kurti: Rezultati zgjedhor është i qartë, pengesat për formim...
Policia jep detaje për zjarrin në Prizren, ku humbi jetën nj...