Banorët e fshatit Vrasna në rajonin Volvi të Greqisë penguan strehimin nëpër hotele të refugjatëve të transferuar në zonat pranë Selanikut për shkak të intensitetit të tepërt në ishujt e Greqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Mbrëmë rreth 400 refugjatë u transferuan për shkak të intensitetit në ishullin Samos për t’u vendosur në fshatin Vrasna në afërsi të Selanikut.
Sipas lajmeve në shtypin lokal mësohet se pronarët e hoteleve në rajon i pranuan fillimisht refugjatët, por se më pas ndryshuan mendim për shkak të presionit dhe kërcënimeve nga popullata lokale.
Në një deklaratë nga Ministria greke e Mbrojtjes së Qytetarëve, lidhur me çështjen u theksua se refugjatët shumica e të cilëve janë sirianë, irakianë dhe afganë do të vendosen nëpër kampet në rajonin Evia në afërsi të Athinës.
Hezbollah dëmton një stacion satelitor izraelit
Egi Gjyzeli – e eliminuara e radhës nga Big Brother VI...
Situata në Lindjen e Mesme, 11 kosovarë të evakuuar nga Duba...
“Ndeshja e kthimit do të jetë në shtëpinë tonë, dhe kjo pady...
Gazi natyror rikthehet në debat: A është Kosova gati për një...
Prishtina shënon Ditën Botërore të Veshkës me aktivitete ndë...