Grenell: Trump ishte cak i një sulmi vrasës, e megjithatë më thirri për të më ngushëlluar për nënën

11:07 | 26 Prill 2026
E.G

Emisari special për misione të posaçme, Richard Grenell njoftoi se Presidenti i ShBA-së, ndonëse ishte cak i një sulmi vrasës mbrëmë, gjeti kohë për ta telefonuar atë dhe për ta ngushëlluar për nënën e tij të ndjerë.

Grenell tha se nëna e tij ndërroi jetë të mërkurën.

“Presidenti i Shteteve të Bashkuara ishte shënjestra e një tjetër atentati sonte… por më telefonoi pikërisht tani për të parë si isha, sepse nëna ime vdiq të mërkurën.”, ka shkruar ai./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale